
Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim i ka dalë në ndihmë një familjes në fshatin Akrashticë, e cila është rrezikuar nga vërshimet pas reshjeve të fundit.
Me të marrë lajmin, Komuna ka reaguar menjëherë duke ndërmarrë të gjitha masat për të hapur kanalin e mbyllur, me ç’rast është evituar rreziku i vërshimeve.








