
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ju ka drejtuar të martën pjesëtarëve të UÇK-së dhe familjarëve të tyre, duke u thënë që të mos udhëtojnë për Serbi, shkruan Mitropol.
Po njëjtë ai tha edhe për “gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit”. Sipas tij, as ata s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi.
“Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi.”, shkroi ai.
Kjo thirrje vjen një ditë pas njoftimit të ndaljes prej një muaji paraburgim në Serbi të ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu.
Postimi i plotë:
Pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi.
Mos e bëni këtë!