Premium Store
KOSOVËLAJME

Haradinaj: Kjo qeveri po na largon nga aleatët e sigurisë dhe anëtarësimi në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka reaguar sërish ashpër Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj tha se qytetarët e vendit duan një Kosovë stabile e me të zhvilluar si pjesë të NATO-s.

Medi

“Qytetarët dita-ditës po e shohin Aleancën dhe grupin opozitar rreth saj si alternativë për një Kosovë stabile, të zhvilluar e pjesë të NATO-s. Pata kënaqësinë që sot të qëndroj në Shtime. Në Mollopolc, në pritjen që na bëri Metush Jusufaj, takova bashkëluftëtarë e miq, nder ta edhe Profesor Metush Nezirin. Në Reçak, në odën e familjes Bilalli gjetëm mikpritje të ngrohtë nga Maliq e Muhamet Billalli dhe shumë miq e bashkëluftëtarë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se kjo qeveri po e largon Kosovën nga aleatët e sigurisë dhe se ka rreshqitur nga synimi jetik.

“Gjatë bashkëbisedimit ndamë shqetësimet tona për situaten e krijuar në vend dhe kahjen e rrezikshme që po i jep kjo qeverisje, duke na larguar nga aleatët tanë të sigurisë e duke rreshqitur nga synimi ynë jetik, anëtarësimi në NATO”, është shprehur Haradinaj.

Weelnes