Premium Store
02KOSOVËLAJME

Haradinaj nis ditën në Boletin në prag të 28 Nëntorit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se në prag të ditës më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorit, e nisi ditën në Boletin, aty ku prehet heroi ynë kombëtar, Isa Boletini.

“Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria”, ishte thënia që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, në mbrojtje të së drejtës së shqiptarëve, të cilëve për dekada u ishte mohuar padrejtësisht liria dhe identiteti.

Dukato 1

“Isa Boletini mbetet frymëzim për secilin shqiptar, për ta dashur e mbrojtur lirinë, për ta ruajtur identitetin dhe për t’u përkushtuar ndaj të drejtave tona kombëtare, ashtu siç ai bëri me guxim dhe vendosmëri të pashoq.”, shkroi Haradinaj.

Active