Aurora Group
KOSOVËLAJME

Haradinaj nuk shkon në takim te Osmani, kjo është arsyeja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ndërsa, me Osmanin nuk është takuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Weelnes

Ai tha se takimi s’ka ndodhur për shkak të aktiviteteve të Haradinajt në kuadër të fushatës për balotazh.

“Ka pasur propozim për takim por kryetari Haradinaj gjatë ditës ka aktivitete në terren në kuadër të fushatës për balotazh”, tha Xhemaili.

Active 1