Haradinaj thotë se Trepça është drejt kolapsit: Turpëruese retorika mashtruese e pushtetarëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se menaxhimi i dobët i Trepçës dhe mungesa e investimeve serioze, këtë ndërmarrje po e dërgon drejt kolapsit.
Në një postim në Facebook, Haradinaj është shprehur se nëse nuk intervenohet shpejt, gjendja do bëhet edhe më serioze.
“Fatkeqësisht, kur jemi 5 vjet nga votimi i Statutit të Trepçës, menaxhimi i dobët dhe mungesa e investimeve serioze, këtë ndërmarrje po e dërgon drejt kolapsit. Nëse nuk intervenohet shpejt, gjendja do bëhet edhe më serioze”, ka shkruar Haradinaj.
“Është turpëruese retorika mashtruese e pushtetarëve e cila nuk e mbulon mungesën e financave, situatën me borxhe e prodhim material. Ndërkaq, punëtorët përballen me kushte të rënda pune, të ardhura tejet minimale”.








