Market Florenti
IN MEMORIAMKOSOVËLAJMESHQIPËRI

Hasan Hysenaj, ky është polici që humbi jetën në Velipojë

Gjatë ditës së sotme një zyrtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën derisa po kalonte pushimet e tij verore në Velipojë të Shqipërisë, raportojnë mediat shqiptare.

Deri pak minuta më parë identiteti i viktimës nuk dihej, mirëpo tashmë është konfirmuar se qytetari që ka humbur jetën në Velipojë është Hasan Hysenaj, zyrtar i Policisë së Kosovës.

Aurora Group

Lajmin për vdekjen e kosovarit, Hasan Hysenaj e ka konfirmuar edhe Komuna e Shtimës me një telegram ngushëllimi ku kanë bërë të ditur se i ndjeri ka qenë zyrtar policor.

Njoftimi i plotë

TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR FAMILJEN E POLICIT HASAN HYSENAJ
Shtime, 22 gusht 2021 – Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Hasan Hysenaj nga fshati Petrovë.
Me këtë rast shprehim ngushëllimet të sinqerta familjarëve, të afërmve, kolegëve të punës dhe miqve të tij!
Do ta kujtojmë përherë Hasan Hysenajn, jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, përkushtimi i pashoq dhe profesionalizmi i lartë, ishin vyrtyt i tij, andaj, kujtimi për të do të jetë i përjetshëm!

Koha