Active 2
KOSOVËLAJME

Haxhi Emani nuk solli tespihe e “tërleme” në Kuvend

 

Iu kthye punës së zakonshme, por me një epitet shtesë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, që tashmë është edhe haxhi, thotë se ka ardhur me energji të re pas kryerjes së këtij obligimi islam.

Dukato 1

“Ndihem më mirë shpirtërisht dhe më energjik, që besoj se do të ndikojë në aspektin pozitiv”, u shpreh ai, njofton Klan Kosova.

Ky tregon se kolegët nga të gjitha partitë e pritën mirë pasi u kthye nga haxhi. Megjithatë, dhuratat nga Meka e Medina nuk i ka sjellë në Kuvend, por ua jep atyre që e vizitojnë në shtëpi.

Megjithëse në vendin e shenjtë nuk i ka kursyer lutjet për Kosovën, për përmirësim të jetës këtu dhe të të gjithë njerëzve që jetojnë në të. Këto lutje tha se i bëri në të gjitha vendet ku qëndroi gjatë Haxhit, madje edhe në Arafat ku thuhet se pranohen të gjitha lutjet e mira.

Rrahmani është politikani i parë që gjatë mandatit si deputet e kreu Haxhin. Për këtë veprim, thotë se më shumë pati lëvdata sesa kritika.

Për përmbushjen e shtyllës së pestë të besimit, haxhiu më i ri i Kuvendit shpreson të ketë marrë shpërblimin hyjnor.

Premium Store