
Haxhilerët nga Kosova, bashkë me haxhilerë nga e gjithë bota, sot janë duke përmbushur kushtin kyç të haxhit, duke qëndruar në rrafshnalten e Arafatit, shkruan Mitropol.
Sot haxhilerët do ta kalojnë diten në Arafat deri në perëndim të diellit, siç njofton BIK-u, e pastaj do të nisen për Muzdelife.
“Ata tashmë kanë kryer edhe faljen e namazit të drekës dhe ikindisë të bashkuar, të cilëve iu priu kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti. Pas namazit, ligjëratën kryesore kushtuar ditës së Arafatit, vlerës, rëndësisë dhe begative që ka kjo ditë, e mbajti sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu.”, shkruan Bashkësia Islame e Kosovës.