Haxhiu: 55 për qind të aktiviteteve të parapara në Strategjinë për sundimin e ligjit janë zbatuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot ka mbajtur takim me Komitetin drejtues për Strategjinë për sundimin e ligjit, ku me sukses kanë votuar raportin e zbatimit për vitin 2023.
Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se 55 për qind, të aktiviteteve të parapara në Strategjinë për sundimin e ligjit janë zbatuar plotësisht ndërsa 26 për qind janë në proces të zbatimit, raporton Ekonomia Online.
“Sot në takimin e Komitetit drejtues për Strategjinë për sundimin e ligjit, me sukses votuam raportin e zbatimit për vitin 2023. Pavarësisht kompleksitetit të aktiviteteve të parapara me strategji, Ministria e Drejtësisë dhe institucionet e tjera, kanë shprehur dedikim në zbatimin e rekomandimeve që parashihen me strategji”, ka thënë Haxhiu.
Postimi i plotë:
55% të aktiviteteve të parapara në Strategjinë për sundimin elLigjit janë zbatuar plotësisht ndërsa 26% janë në proces të zbatimit.
Sot në takimin e Komitetit drejtues për Strategjinë për sundimin e ligjit, me sukses votuam raportin e zbatimit për vitin 2023. Pavarësisht kompleksitetit të aktiviteteve të parapara me strategji, Ministria e Drejtësisë dhe institucionet e tjera, kanë shprehur dedikim në zbatimin e rekomandimeve që parashihen me dtrategji.
Përkushtimi ynë do të vazhdojë tutje në adresimin e ngecjeve eventuale dhe në zbatimin e plotë të strategjisë.