Active 2
KOSOVËLAJME

Haxhiu dënon sulmin ndaj Sylës: Institucionet ta bëjnë punën e tyre me seriozitetin më të lartë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Sipas saj, sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshëm dhe të dënueshme.

Gjithashtu Haxhiu tha se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre me seriozitetin më të lartë, duke i uruar shërim të shpejtë Sylës.

Active 1

“Dua të shpreh indinjatën tonë për sulmin e brendshëm ndaj gazetarit dhe opinionistit Valo Sylaj. E dënojmë ashpër një veprim të tillë të dënueshëm. Sulmi që ka ndodhur mbrëmë është i papranueshëm dhe i patolerueshëm po ashtu siç e përmenda është edhe i dënueshëm”.

“Urojmë që organet si Policia, Prokuroria dhe gjyqësia ta bëjnë punën e tyre me seriozitetin më të lartë dhe jo vetëm ndaj këtij rasti, por ndaj të gjitha rasteve kur ka sulme ndaj gazetarëve. Iu urojmë shërim të shpejt gazetarit dhe opinionistit Valon Sylaj”, tha ajo.

Sulmin ndaj gazetarit dhe opinionistit Syla sot e ka dënuar edhe kryeministri Albin Kurti.

Ai ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të marrin më me shumë seriozitet rastin.

Active 1