Haxhiu: Ndaj VV-së po bëhet luftë hibride – Dejonën e çmoj shumë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së saj se ndaj Qeverisë po bëhet një luftë hibride
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndaj Lëvizjes Vetëvendosje po pbëhet luftë hibride.
Këto komente Haxhiu i bëri teksa u pyet pas publikimeve të bisedave të koordinatores së Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin.
“Besoj që e keni parë qëndrimin tonë. Kjo është një luftë hibride që po bëhet kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Dejona natyrisht që është një bashkëpunëtore e jona, një aktiviste e hershme e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën unë e çmoj shumë”, tha Haxhiu, njofton Klankosova.tv.
Gjatë ditëve të fundit në media janë publikuar biseda mes Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi në lidhje me furnizimet me energji elektrike.
Në bisedat e publikuara, është parë që Mihali vendoste edhe për kohën e reduktimeve të rrymës se kur duhet e kur jo të ketë në Kosovë.