KOSOVËLAJME

Haxhiu për vrasjen e gruas në Ferizaj: Gratë ende nuk janë të sigurta

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur e tronditur për vrasjen e gruas që ndodhi sot në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Ajo tha se janë në komunikim me institucionet e përgjegjëse që të kuptojnë të gjitha rrethanat se si ndodhi edhe plagosje e të miturit.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

“Pavarësisht përpjekjes sonë të përditshme, angazhimit tonë të vazhdueshëm, gratë ende nuk janë të sigurta. Raste si këto na obligojnë që të vazhdojmë punën dhe angazhimin në adresimin e fenomeneve si dhuna me bazë gjinore dhe femicidi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje, ajo tha se të gjitha institucionet duhet të jenë të pakompromise në adresimin e këtyre rasteve.

“Në këto momente të vështira jemi me familjen dhe të afërmit e të ndjerës dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, ka shkruar ministrja mes tjerash.

Pasditen e sotme dyshohet se një burrë vrau një grua e la të plagosur një burrë.

Ndërkohë, i dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur, i cili më pas është arrestuar.