
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri, ka bërë me dije se deklaratat e emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë treguar pikën më të ulët të raporteve të Qeverisë së Kosovës me qeverinë amerikane.
Ai ka bërë me dije se Qeveria aktuale është jokomepetenet dhe nuk planifikon efektet e vendimit të saj.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haziri ka shkruar se një qeveri e tillë nëse nuk bie me dorëheqje, ajo duhet të largohet me forma tjera.
“Deklarata e emisarit amerikan z. Escobar, në përfundim të vizitës, ka zbardhur pikën më të ulët të raporteve që ka sot qeveria e Kosovës e kryeministri i saj, me qeverinë amerikane, partnerët e saj, NATO-n, me BE-në dhe me fqinjtë e saj. Qeveri jo-kompetente, e cila nuk planifikon efektet e vendimit të saj. Në një vend demokratik, nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, bie në forma të tjera!”, ka shkruar Haziri.








