Medi
02SPORT

Hendbollistët mitrovicas prekin Evropën – këtë muaj i presin izraelitët e Hc Holon Yavolim

Klubi hendbollistik “Trepça” po kthehet në skenën e madhe, në skenën evropiane.

Klubi mitrovicas e ka privilegjin, por edhe përgjegjësinë e madhe, për ta prezantuar qytetin e minatorëve në gara evropiane.

Premium Store

Më 18 e 19 shtator, në palestrën “Minatori”, zhvillojnë ndeshjet me skuadrën nga Izraeli, Holon Yavolim. Ndeshjet i takojnë raundit të parë të Kupës Evropiane.

“Po përgatitemi për ta prezantuar klubin e qytetin ashtu si e meritojnë. Kemi bërë ndryshime, kemi sjellë lojtarë e trajner dhe kthimi në gara kontinentale shpresojmë të jetë i suksesshëm.

Me dy ndeshjet evropiane e hapim edicionin e ri, ndërsa shpresojmë se masat në fuqi dhe rekomandimet e FHK-së do të na lejojnë që të kemi numër të tifozëve në palestër, që do të ishte me rëndësi të madhe”, thuhet në njoftimin e klubit.

Koha