KFC
KOSOVËLAJME

Hetuesit zbarkojnë në Mjekësinë Ligjore: Dyshohet se janë gjetur mostrat e Astrit Deharit?

Fushata

Janë gjetur mostrat e Astrit Deharit. Kjo dyshohet se ka ndodhur gjatë së premtes në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

KFC

Lajmin e kanë konfirmuar për gazetën Nacionale disa burime të afërta me zhvillimet.

TEB

Sipas burimeve, një numër hetuesish kanë zbarkuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe po vazhdojnë me hetimet.

Burime të afërta me zhvillimet kanë thënë se sipas dyshimeve, mostrat e Astrit Deharit janë gjetur nga Ekipi i Inventarizimit.

Ekipi i inventarizimit i ka gjetur mostrat. Gjatë fazës së parë të inventarizimit janë gjetur vetëm mostrat e urinës, në inventarizimin e dytë kanë qenë mostrat komplet”, kanë deklaruar këto burime.

Nacionale ka tentuar kontaktin me U.D drejtorin e IML-së, Ditor Haliti, por ai nuk është përgjigjur.

Kurse, drejtoresha e laboratorit të Toksikologjisë, Flutura Goga, ka thënë se gjendet në pushim pasi ka rast vdekjeje.

Tash dëgjova. Jam në pushim pasi kam rast vdekje”, tha ajo shkurtimisht.

Nacionale ka tentuar të kontaktojë edhe me prokurorin e rastit, Afrim Shefkiu, por as ky nuk e ka hapur telefonin.

Gazeta Nacionale për këtë çështje i ka shkruar edhe Prokurorisë Speciale, por deri në momentin e publikimit të shkrimin nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Është mësuar se hetuesit tashmë po intervistojnë disa prej punëtorëve në IML.

Para rretu një viti ishte raportuar se ishte gjetur një pjesë e monstrave të Astrit Deharit.

Një burim brenda Institutit të Mjekëses Ligjore(IML), kishte treguar për gazetën se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.

Janë gjetur disa mostra të Astrit Deharit. Ato janë gjetur në objekt dhe janë kthyer aty ku kanë qenë më herët”, kishte thënë burimi.

Zhdukjen e këtyre mostrave e kishte njoftuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi.

Në një konferencë për media, ajo kishte thënë se menjëherë ka njoftuar prokurorinë për rastin.

“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë rastit, mbrëmë në orët e vona jam njoftuar që janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit, nga laboratori, kam njoftuar ushtruesin e kryeprokurorit Besim Kelmendi. Në rasat e epruveta kanë qenë 15 epruveta me gjakë, një e urinës dhe një epruvetë e lukthit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo kishte treguar se në atë hapësirë qasjen e njerëzve ishte e kufizuar.

“Ky akt është vërejtur dje gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në frigoriferët e rinj, por jam e bindur se ka qenë çështje kohe që ata që e kanë orkestruar do ta plasonin si një veprim dëmtues të procesit në tërësi” kishte thënë ministrja.

Zhdukja e mostrave kishte nxitur reagime të shumta në vend.

Ministrja e Drejtësisë kishte suspenduar katër zyrtar të IML-së për këtë çështje, ndërsa prokuroria kishte nisur hetimet, duke intervistuar njerëz.

Market Florenti