KOSOVËLAJME

Hill për veprimet e Qeverisë në Veri: Jemi të pakënaqur kur dikush devijon nga dialogu ose bën hapa të njëanshëm

Beograd 12.10.2023. Bezbednosni forum, panel, u hotelu Hajat Foto: Filip Krainčanić/Nova.rs

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar të enjten se janë të pakënaqur me Qeverinë e Kosovës për veprimet siç i ka quajtur ai të njëanshme.

Market Florenti
Roadside

Ai ka shtuar se veprime të tilla devijojnë dialogun Kosovë-Serbi.

Market Florenti
Market Florenti
Koha
Florenti Company

E për Serbinë, Hill ka thënë se Serbia është duke i qëndruar dialogut të Brukselit.

TEB

“Ky është informacion krejtësisht i pasaktë. SHBA-ja e ka bërë shumë të qartë, absolutisht të qartë, se e ardhmja e kësaj situate duhet të zgjidhet përmes dialogut, përmes asaj që po bën ambasadori Lajçak. Ne e mbështesim vazhdimisht. Dhe mendoj se kemi qenë gjithashtu mjaft të qartë se jemi të pakënaqur kur dikush devijon nga dialogu ose ndërmerr hapa të njëanshëm. Duhet të them se Serbia, e di që kjo ishte shumë e vështirë për Serbinë, por Serbia i qëndron dialogut dhe mendoj se kjo është qasja e duhur. Do të duhet të shohim se si do ta kalojmë këtë. Por dua t’ju siguroj se është absolutisht qëndrimi ynë që dialogu i ka të gjitha elementet që mund t’i zgjidhin këto probleme dhe këto probleme duhet të zgjidhen me dialog”, ka thënë Hill në Radio Televizionin e Serbisë.

SHBA-ja është shprehur kundër paralajmërimeve të Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit, si dhe kanë kundërshtuar aksionet e Policisë në veri.

Ndërkohë, Qeveria e Albin Kurtit insiston që po e shtrin sovranitetin në veri brenda rendit kushtetues të Kosovës.