02LAJME

Histori interesante: Çlirimi Aliu nga Kçiqi i Madh që lindi në ditën e çlirimit

25 vjet nga qershori i vitit 1999 ku pas 78 ditë bom*bardime të Aleancës Ushtarakë Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve serbe, duke i dhënë fund luf*tës gati dy vjeçare në Kosovë

Historitë e fëmijëve të lindur gjatë luf*tës janë nga me të ndryshmet, me emocionueset dhe me të vlefshmet për të treguar edhe sakrificën e nënave shqiptare të cilat përkundër vështirësive të kohës, kishin arritur të sjellin në jetë foshnjat e tyre.

Market Florenti
Florenti Company
Koha
Market Florenti

Çlirim Aliu tani 25 vjet është vetëm njeri nga fëmijët e lindur në mëngjesin e 12 qershorit 1999 në Kukës, atje ku familja e tij nga fshati Kçiq i Madh i Mitrovicës kishin shkuar me shumë të tjerë përmes kolonave të gjata të cilat ishin nisur drejtë Shqipërisë.

Rreth pesë javë familja e tani djalit 25 vjeçar kishin qëndruar në Kukës, kurse me 12 qershor 1999 ditën e njohur si dita e çlirimit në jetë erdhi djali nga Mitrovica.

Në mesin e shumë vështirësive që kishte pasur nëna Mehreme kishte sjelle në jetë fëmijën e saj, kurse se bashku me infermieret të cilat i kishin ndihmuar në procesin e lindjen kishin vendosur që fëmijën ta emëronin “ Çlirim “, si kujtim për ditën në të cilën ishte çliruar Kosova.

“Kisha shumë vështirësi, kushtet ishin shume të vështira kemi qëndruar në shatorë me shumë familje tjera, me kanë ndihmu motra Halime dhe një tjetër, kam lind beben kemi fol me motrat ato me propozuan me ia lon emrin Çlirim edhe unë kam pranuar “, tregon nëna Mehreme.

Çlirimi sot ka mbushur 25 vjet në ditën ndonëse jo e njohur edhe si festë zyrtare, kur ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë.

Ai është student i mjekësie infermier i përgjithshëm drejtim të cilin e ka zgjedhur siç ka thënë ai për ti kontribuar në një mënyrë ose tjetër shëndetësisë në Kosovës, duke pasur për motivim dhe kujtuar rrëfimin e nënës së tij, vështirësitë që kishte pasur ajo dhe nënat tjera në kohën e luf*tës.