
Luna, qenushja e dashur që për një kohë të gjatë qëndronte në urën e Ibrit në Mitrovicë, gjatë qëndrimit në atë zonë u godit nga një veturë. Si pasojë e aksidentit, ajo pësoi këputje të tendinës së Akilit, përveç disa lëndimeve të tjera.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale si dhe hospitalizimit dhe trajtimit pasoperativ, Luna arriti të shërohej plotësisht.
Sot ajo jeton e lumtur në Itali, në një familje të mrekullueshme që e ka pranuar si anëtaren më të re të tyre.
Ky është një shembull i bukur që tregon se adoptimi jo vetëm që ndryshon jetën e një kafshe, por edhe ndihmon në uljen e numrit të qenve endacak, një sfidë me të cilën po përballen shumë komuna në Kosovë.








