KFC
LAJMESPORT

Historike: Një femër në krye të Federatës së Notit të Kosovës

Për herë të parë në Kosovë, një Federatë sportive udhëheqjen ia beson një femre.

Roadside

Ish-notarja Rita Zeqiri është zgjehur kryetare e Federatës së Notit të Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur të enjten.

TEB

Në Kuvendin e Punës dhe atë Zgjedhor të Federatës së Notit të Kosovës, u shënua momenti historik, i zgjedhjes së Zeqirit në krye të Federatës duke e pasuar babain e saj Agron Zeqiri.

Gjatë këtij kuvendi, statuti i FNK-së u harmonizua me gjashtë pikat e kërkuara nga World Aquatics dhe me Ligjin e Sportit nr. 08/L-277.

Struktura e re udhëheqëse e FNK-së:

Presidentja: Rita Zeqiri

Nën Presidentët:

Xhevat Camaj (Nën President i parë)

Bashkim Haxhimusa (Nën President i dytë)

Anëtarët e Bordit:

Granit Morina

Artiol Shala

Hana Fejzullahu

Vlera Llalloshi (Përfaqësuese e Sportistëve)

Këshilli Mbikëqyrës:

Shpend Rushiti

Mirsad Sejdiu

Driton Alihajdaraj

Sekretari i Përgjithshëm: Veton Telaku

Sekretare Teknike: Endrita Jashanica

Kuvendin e monitoruan përfaqësues nga World Aquatics, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK):

Dr. Josip Varvodić (World Aquatics)

Shkëlqim Sadriu (MKRS – Menaxheri i Federatës së Notit)

Aferdita Fazliu (MKRS – Zv. Drejtoreshë e DS)

Mehdi Uka (MKRS – Zyra Ligjore)

Arben Fetahu (KOK)

TEB