
Një ngjarje që ngjason me filmat horror ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ukshin Hoti” në Vushtrri rreth orës 18:44, shkruan Mitropol.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tre persona meshkuj kosovar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk e kanë qëlluar”, thotë Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Sipas ankuesit, të dyshuarit ishin të armatosur njëri me armë të gjatë, dhe dy të dyshuarit tjerë me pistoleta, të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar./Mitropol/








