Aurora Group
KOSOVËLAJME

Hoti kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Nëse nuk ka përgjegjësi, jap dorëheqje nga Kryesia e LDK-së

 

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar zyrtarisht nga kryetari aktual i partisë, Lumir Abdixhiku, që të respektojë statutin dhe të marrë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025

Aurora Group

Hoti ka paralajmëruar se nëse lidershipi aktual nuk hap rrugë për reformim, ai do të largohet nga organet drejtuese të partisë.

Përmes një reagimi publik, ish-kryeministri Hoti ka kujtuar se standardi i dorëheqjes pas një rezultati të dobët zgjedhor është vendosur në vitin 2021, një parim ky që sipas tij ishte promovuar me këmbëngulje nga vetë z. Abdixhiku.

Sipas Hotit, rezultati i fundit zgjedhor ka dëmtuar besimin e qytetarëve te LDK-ja dhe kjo situatë nuk mund të tejkalohet pa një proces transparent të reformimit.

Ai theksoi se partia ka potencial të madh, por ai duhet të vihet në shërbim të shtetit përmes një riorganizimi të thellë në të gjitha nivelet.

Hoti ka bërë të ditur se ky nuk është një akt emocional, por një qëndrim parimor në mbrojtje të identitetit politik të partisë.

Koha