Aurora Group
KOSOVËLAJME

Hoti kritikon ministrin Peci: Ai duhet të merret me bujqësi jo me çështjen e duhanit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin e tij duke kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci se po merret me çështjen e inspektorëve kundër duhanit dhe se, siç ka thënë ai, duhet të fokusohet më shumë në çështjet e bujqësisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook,deputeti i LDK-së, ka thënë se investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë zero për qind.

Medi

Dhe për këtë ka fajësuar, ministrin Peci, pasi sipas tij, është bërë “inspektor kundër duhanit”.

“Kaq për mbështetjen për bujqësi. Ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit, që është një çështje e rëndësishme. Por ai është ministër i bujqësisë dhe duhet të merret me bujqësi e jo me çështje të inspektorëve”, ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu, ai tutje ka paraqitur statistika të subvencioneve që sipas tij janë gjatë qeverisjes së LDK-së duke i krahasuar me subvencionet gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pagesat për subvencione në bujqësi, sipas Hotit:

Janar-Mars 2021    24.96 mil euro, (gjatë qeverisjes së LDK-së)

Janar-Mars 2022      4.86 mil euro,

Janar-Mars 2023      0.28 mil euro”.

Koha