Medi
KOSOVËLAJME

Hoti kritikon Qeverinë Kurti: Tri vite dështime, mashtrime e konfrontime

 

“Tri vite dështime, mashtrime e konfrontime me gjithë botën demokratike, me mediat, me sindikatat, me opozitën, me bizneset, me Shqipërinë. Në fund u dorëzuan”.

Dukato 1

Kështu e ka kritikuar Qeverinë Kurti në tre vjetorin e saj, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Sipas Hotit çdo ditë që kalon pa zgjedhje me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet, është humbje e resurseve shtetërore dhe kohës.

“Çdo ditë që kalohet pa zgjedhje të reja është humbje e resurseve shtetërore dhe e kohës së çmueshme për të kthyer normalitetin në institucione, për të filluar zbatimin e politikave që sigurojnë zhvillim dhe integrime euro-atlantike, për të riparuar partneritetin e cenuar me miqtë, për të gjetur pajtimin e bashkëpunimin vëllazëror me Shqipërinë e me shqiptarët në rajon”, ka shkruar Hoti, në Facebook.

Active 1