KOSOVËLAJME

Hovenier tregon se si është thyer kur Rugova nuk ia dha një gurë të çmuar: Ishte inspirimi im dhe mësues për mua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kujtuar kohën sa e kishte takuar ish-presidentin, Ibrahim Rugova. Madje, Hovenier, kishte shpresuar që do t’ia dhuronte një gurë të çmuar.

Ambasadori amerikan, ka thënë se Rugova ishte një inspirim dhe mësues për të.

Koha
Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti

“Shtetet e Bashkuara mbështesin atë çka përfaqësonte dhe bënte Ibrahim Rugova. I gjithë respekti im është për Ibrahim Rugovën, për atë çka ishte dhe çka bënte. Kur e takova për herë të parë, ishte këtu në Prishtinë. Po mbaja bllokun tim të shënimeve për të marrë shënime të rëndësishme. Dhe po shpresoja, po shpresoja të ma jepte një gurë sepse kjo ishte e famshme dhe shumë prej kolegëve të mi shpresonin dhe ai nuk ma dha, u theva i tëri. Shpresoja sepse kishim shumë respekt për atë çka bënte ai”, tha Hovenier.