
Hoxha Ekrem Avdiu, mbrëmë e ka bërë një postim në Facebook që ndërlidhet me mirësjelljen, shkruan Mitropol.
Ai ka shkruar se pavarësisht kushteve dhe rrethanave, mirësjelljen secili person e ka obligim ndaj rrethit.
Avdiu, ka shtuar se hallet e individëve janë problem personal, ndërsa mirësjellja është obligim shoqëror.
Postimi i plotë:
Mirësjellja është detyrimi që e ke ndaj rrethit. Mund të jesh në hall, të kesh probleme e shqetësime, por sërish duhet të jesh i sjellshëm.
Hallet janë problem personal, ndërsa (mirë)sjellja është obligim shoqëror.








