Medi
02LAJME

Hoxha Fatmir Latifaj i mërzitur pas vrasjeve të fundit në Mitrovicë: Të ndalet vllavrasja dhe hakmarrja

Hoxha mitrovicas, Fatmir Latifaj, ligjerues në xhaminë e Shipolit ka reaguar në lidhje me vrasjet e fundit që ndodhën në qytetin e Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Hoxha j Shipolit i cili njihet me pajtimet e shumta të gjaqeve, është shprehur i mërzitur në lidhje me këto rastet e reja, pasi thotë se aj ka qenë duke punuar në pajtimin e rasteve më të vjetra.

Dukato 1

Latifaj tha se qyteti i Mitrovicës ballafaqohet edhe me probleme tjera, dhe këto vrasje vetëm e kanë rënduar jetën e qytetarëve, pasi pa paqe nuk ka ardhmëri!

Postimi i plotë:

Pa paqe nuk ardhmëri!

Duke e pasur parasysh parimin tonë fetar:
Ai që nuk interesohet për zgjidhjen e problemeve te qytetarëve tanë nuk e ka kuptuar rendësin e bashkjetesesë me ta,nepërmjet këtij shkrimi vendosa të apeloj te njerzit tanë në pergjithësi për ruajtjen e gjakut,nderit dhe pasurisë që keto gjithmonë janë të shenjta pa dallim gjuhe etnie dhe besimi,madje edhe duhet duke t’a respektojm mendimin ndryshe.

Me te vertet koheve te fundit ne qytetin e shkences artit dhe te dijes,në Mitrovicën tonë të dashur kanë ndodhë disa vrasje te renda të cilat e kanë trondit tej mase qytetin tone edhe ashtu të ngarkuar prej shumë problemeve sociale dhe mungeses se perspektives ekonomike tashme te njohur gjithandej vendit tonë e sidomos në kohë pandemie!

Misioni im si pajtimtarë është shumë i ndijeshëm sidomos në këto kohëra te renduara per faktin se kemi shum raste te pazgjidhura gjithëandej Kosoves e në vend se te fokusohemi në zgjidhjen e problemeve te vjetra duke i pajtuar ato familje neve na dalin ne pah probleme te reja siq jemi deshmitarë të asaj qe ndodhi para tri dite në Mitrovicê e edhe raste te tjera te ngjajshme si vlla vrasja,plagesa e zenka te perditshme,madje te natyrave shum te ulta e me plot kuptimin e fjales vendi&populli ynë nuk e meritojn kete njollë dhe plagë siq eshte vllavrasja dhe hakmarrja!

Si zakonisht me ndihmen e Zotit pastaj edhe të institucioneve relavante ne vendin tonë gjithësesi edhe te shoqerisë civile në pergjithësi duhet të ndikojm në rinin tonē që t’a shtojm vemendjen dhe vetedijen e tyre për paqen e qendrueshme mes veti.

Unë si vlla i cdo vllaut dhe motrës shqiptare madje
pa dallim, gjithmonë
in shaa Allah do t’a vazhdoj rrugën e pajtimit dhe përafrimit mes palëve apo familjeve të hasmëruara, gjithmonë pa interferuar ne vendimet e gjyqësisë rreth dorasit por gjithmonë duke respektuar dinjitetin e njeri tjetrit, madje duke apelu tek institucionet përgjëgjese që i respektojmë dhe bashkpunojmë me ta, qe autoret e veprave te marrin denimet e merituara ne menyrë që sa do pak t’i lehtēsohet dhimbja dhe merzia familjarëve per njerzit e tyre padrejtësisht te vrarë qē pastaj të hapet rruga per pajtimin dhe paqen e qendrueshme.

Misioni im eshte që t’i pajtoj familjet të cilat mbesin të ngujara si rezultat i krimit të anatarit te tyre familjarë,pra t’i sigurojm atyre paqe dhe mundesi per qasje korrekte dhe të sigurt ne jeten e perditshmërisë.
Une asnjeherë nuk interferoj me pajtime e mia ne vendimet e gjykates per veprat e dorasëve,keshtuqë as nuk kerkoj lehtesim ndaj tyre por misioni im si pajtimtarë është për paqen e qendrueshme mes familjeve.
Lus Allahun për paqen e qendrueshme për të gjithë pa dallim.
Me respekt vllau i juaj Fatmiri!
Mitrovicë 02.11.’21

Pellini