Premium Store
KOSOVËLAJME

Hoxha kosovar Labinot Maliqi: Kush shikon “Big Brother” është i devijuar

Hoxha kosovar, Labinot Maliqi, ka komentuar programin tashmë të njohur “Big Brother”, që po transmetohet në kanalet televizive shqiptare, shkruan Mitropol.

Maliqi, i ka cilësuar si të devijuar të gjithë personat që e shikojnë këtë emision, madje ka shtuar se ata persona janë rob të epshit të tyre.

Active 1

Sipas Maliqit, ky emision është emision fyes për vlerat kombëtare dhe morale të shqiptarëve.

Komente të tilla hoxha i ka bërë nëpërmjet platformës facebook, përmes një statusi të postuar pak minuta më parë.

Postimi i plotë:

Kush shikon #BigBrother është thjeshtë një i devijuar dhe rob i epshit të vet. Sa më larg këtyre emisioneve epshore dhe fyese ndaj vlerave kombëtare e fetare, dinjiteti njerëzor, morali dhe besimi do jetë më i pastërt. Turp për të gjithë ata që i servojnë emisione degjeneruese publikut shqiptar.

Dukato 1