Aurora Group
02LAJME

Hoxha mitrovicas Dr. Faruk Sinani në gjendje të rëndë nga Covid, kërkohet të luteni për të

Hoxha nga Mitrovica, Dr. Faruk Sinani, është në gjendje të rëndë shëndetësore për faktin se virusi korona e ka prekur edhe atë, raporton Mitropol.

Hoxha i respektuar i qytetit është infektuar me covid-19, teksa gjendja e tij shëndetësore është rënduar mjaftë shumë ditëve të fundit. Këtë lajmë e ka bërë të ditur një hoxhë tjetër i respektuar në qytet Shkelzen Hoxha.

Weelnes

Hoxha, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga të gjithë besimtarët myslimanë që në namazet dhe duatë e tyre të mos e harrojnë edhe Dr. Faruk Sinanin, pasi që ky i fundit ka nevojë për duatë dhe lutjet e besimtarëve.

Postimi i plotë:

Të dashur dhe të respektum vëllezër musliman, duke e ditë rëndesinë e duasë, dhe kur e dimë se duaja vie me dobi të shumta, gjithashtu duke shpresu ne pranimin e duave të besimtarëve të mirë, ju kisha lutë që të bëni dua për hoxhën nga Mitrovica dr. Faruk Sinanin, hoxha është i infektum me COVID19 dhe gjendja e tij është rëndu bajagi së fundmi.
Ju lutem mos e harroni në dua, në sexhdet tuaja, pas namazeve tuaja, mes ezanit e ikametit, e në pjesën e fundit të natës.
Allahu ju shpërbleftë, e hoxhës Faruk Allahu ja lehtësoftë gjendjen e i dhashtë sherim të shpejt!

Koha