Medi
KOSOVË

Hoxha Shefqet Krasniqi me lot në sy, e ka vëllaun në prag të vdekjes në spital

Hoxha i dashur i shqiptarëve, Dr. Shefqet Krasniqi është parë i pikëlluar e me lot në sy dje gjatë iftarit që shtroi në promovimin e tre librave të tij, shkruan “Mitropol”.

Arsyeja pse hoxha ishte i pikëlluar qe fakti se në iftarin tradicional që ai shtron për dashamirët mungonte vëllau i tij i cili ndodhet në prag të vdekjes në spital.

Active

Kështu njoftoi fotografi i njohur Arian Mavriqi i cili ishte i ftuar në këtë iftar.

Postimi i plotë i tij:

Lotët e një Dijetari!

Mbrëmë ishim të ftuar nga Dijetari i nderuar Dr.Shefqet Dr. Shefqet Krasniqi per te bere iftar, nderkohe dhe promovonte 3 libra te tij! Gjatë kohës sa nau drejtua te pranishmëve, la një porosi shumë të madhe, gjersa shihej mërzia që kishte gjatë gjithë kohës për vëllanë e tij që gjindej në spital i sëmurë dhe thuajse pranë vdekjes siq thoshte Hoxha i nderuar. Ai na u drejtua: O Vëllezër, duajeni njëri tjetrin sepse jeta është e shkurt, dhe se disa që ishin vitin që shkoj në një iftar si ky, sot nuk janë, prej tyre per shkak të sëmundjes, as vëllau im! Prandaj, ju lus që të keni dashuri dhe respekt për njëri tjetrin sepse jeta eshte e shkurtë! E lusim Allahun, me rahmetin e Tij, tia lehtsoj dhimbjet vëllaut të dr.Shefqetit, dhe te gjithe te sëmuarve të tjerë në këtë Muaj të Bekuar të Ramazanit.

Amin.

Koha