Aurora Group
KOSOVËLAJME

Hoxha thotë se është dërguar dëshmia në Serbi se Spahiu nuk është pjesë e PK-së prej vitit 2022

Autoritetet serbe para disa ditëve ndaluan ish-policin Arbnor Spahiu nën akuzat se ai ka qenë pjesëmarrës në aksionin në Banjskë me 24 shtator 2023, shkruan Mitropol.

KFC

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha për Tëvë1,  tha se eprorët e njësisë në të cilën ka shërbyer Spahiu, kanë dërguar dëshmi tek autoritetet serbe, që tregojnë se Arbnor Spahiu nuk është pjesë e Policisë së Kosovës prej vitit 2022.

TEB

“Ne jemi në kontakt me avokatin e tij përmes eprorëve ku ka shërbyer kolegu ynë, do të ofrojmë çdo dokumentacion të nevojshëm që ai të lirohet sa më parë nga procedurat ligjore që Serbia në mënyrë të padrejtë po i ndjek ndaj tij, ti kthehet familjes besojmë se drejtësia do të triumfoj me gjithë se në Serbi është goxha problem me besu në këtë çështje, fakti është që ai nuk është Polic i Kosovës nuk ka qenë pjesëmarrës në Bansjkë dhe kjo është dokumentuar me çdo dokument të nevojshëm të cilat ne vetëm se i kemi përcjellë tek avokati i tij, z.Arianit Koci.”, tha Hoxha.

lg.php.gif

Hoxha foli poashtu për dorëheqjen e disa policëve serb nga Policia e Kosovës që ka ndodhur para tri viteve, ku tha se Vuçiqi po mundohet të bëj kthimin e tyre në punë, por se, sipas Hoxhës, ata nuk mund të kthehen sepse nuk kanë qenë “besnik” ndaj ligjeve të Kosovës dhe policisë së saj.

“Ne jemi të vetëdijshëm që gjatë fundit të vitit, presidenti i Serbisë Vuciq e pat krijuar një plan  apo platformë se si t’i qaset Kosovës dhe adresimit të brengave të qeverisë së tij rreth situatës në Kosovë, e në mesin e tyre kërkesa e tij ishte për kthimin e policëve, zyrtarëve tonë policor të cilët kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës, komuniteti serb me u kthy në detyrë. Kjo është e pamundshme me ndodh për arsyeje që ata nuk kanë qenë besnik ndaj Policisë së Kosovës nuk kanë qenë besnik ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës, si të tillë nuk mund të jenë pjesë e Policisë së Kosovës” , ka thënë Hoxha.

Për operacionin e sulmit të 24 shtatorit, SHBA dha mirënjohje për Policinë e Kosovës për parandalim të konfliktit./Mitropol/

Liri