Premium Store
02LAJME

Hoxha vushtrrias drejtuar Xhafer Tahirit: Si medresant kam prit ma shumë prej teje

Xhafer Tahiri sot e ka postuar një foto në rrjetin social facebook ku ka kërkuar nga qytetarët të dijnë se çka nuk iu ka pëlqyer atyre në këto katër vite qeverisje të Tahirit, shkruan Mitropol.

Komentet  ishin të shumta, ku qytetarët vushtrrias shprehnin paknaqësit e tyre, teksa këtu komentuan edhe figura të njohura të qytetit.

Premium Store

I tillë ishte komenti i Hoxhë Bedri Halilit, imamit të xhamisë “Sheikh Zayed”, i cili e kritikonte Tahirin për punën e tij në këto katër vite qeverisje.

“Qytetart i kam ndigjuar shumicen jo te knaqur….. edhe si medresant kan prit shume edhe ka dalur teper pak….interesa individuale…….”, ka shkruar hoxha.

Në këtë postim pati komente nga më të ndryshmet, e i pari i vushtrrisë ende nuk iu është përgjigjur komentuesve të tij. /Mitropol/

Pellini