KOSOVË

Hoxhaj: Kurti e ka pranuar Asociacionin

Ish-ministri i jashtëm, tani deputet dhe nënkryetar i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se Kosova ka nevojë që ta rifillojë një proces politik duke marrë në konsideratë ato se çfarë ka ndodhur deri më tani.

Roadside
Market Florenti

“Unë nuk dua të hy në debatin që në të ardhmën në pushtet do ta heqim atë paragraph apo këtë, çka ka nevojë Kosova është kjo cila është kundër vlera çka përfiton Kosova prej zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe zbatimit të draftsatutit të Asociacionit, nëse ideja e Asociacionit është që kjo umbrellë të ofrojë sigurinë e këtyre komunave të Kosovës, cila është sigrua e Kosovës, marrëveshja finale”, tha Hoxhaj.

Koha
Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company

Ai tha se Kosova duhet ta ketë një plan strategjik ta zhbllokojë ngërçin.

“Të del prej moçalit ku ka hy të del prej kurthit të vetizolimit duke zbatuar ato për të cilat kemi rënë dakord pa e vënë në pikëpyetje rendin tonë kushtetues, por duke ditë se ku do të jemi në pesë vitet e ardhshme në përmbyllje të shtetndërimit”, u shpreh Hoxhaj.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se Kyreministri Kurti e ka pranuar dokumentin për Asociacionin para deputetëve në Kuvend.

“Kurti Osmani dhe Konjufca kanëçu letër në Këshill të Evropës të nëshkruar të tre që i pranojnë të gjitha obilgimet e mundshme nga dialogu Kosovë – Serbi dhe Zoti Kurti në çdo takim thotë se i pranojmë të tria por i pranojmë në pako e pako nënkupton nënshkrimin e marrëveshje, pra zoti Kurti e ka pranuar Asociaciacionin të cilin ne nuk e dijmë se kush e ka shkruar atë draft, vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosoës dhe ky është dëmi më i madh që di kush i ka shkaktuar Kosovës në këto 30 vitet e fundit”, tha ai.

Hoxhaj shtoi se Kurti ka pranuar një draft që është autonomi.

“Dëmi kolosal që Qeveria Kurti i ka bërë Kosoës, Kosova e ka në tavolinë përtej asaj që thotë a duhet nënshkrim a jo”, u shpreh Hoxhaj.

Sipas tij për vet faktin se Kurti ka pranuar këto obligime bashkësia ndërkomëbtare i merr si të mirëqena.

Enver Hoxhaj nga PDK duke folur për marrëveshjen e Ohrit dhe atë të Brukselit tha se Kurti do të duhej të negocionte.

“Shqetësimi yne ka qenë prej fillimit se zoti Kurti ka pasur një kornizë të qartë të dialogut, e korniza ka qenë e bartur prej disa qeverive dhe kjo kornizë e qartë e dialogut që e thotë edhe vet Borrell në fjalimin e fundit qe e kishte ka paraprë që të ketë marrëveshje obligative ligjore, por zoti Kurti ka kërkuar që të ndryshohet një gjë e tillë , dhe meqë është hequr dorë prej asaj mënyre te negociimit , meqë Kurti dhe Vuçiq nuk kanë krijuar një kontest të negociimit ne kemi përfunduar në një situatë ku është krijaur një draft plan franko- gjerman i cili iu është prezentuar palëve dhe palët I kanë thënë Po në Bruksel, Po në Ohër dhe si i tillë është në fuqi. Përkundër asaj që zoti Kurti po iu qët hi qytetarevë të Kosovës po i u thotë që pa nënshkrim nuk ka zbatim dihet se në marrëdhëniet ndërkombëtare dokumentet e kanë fuqinë e tyre zbatuese është prej asaj se si pranohen të tilla edhe pa nënshkrim”, tha Hoxhaj në RTV21.

Deputeti i PDK-së tha tutje se Kosova nën udhëheqjen e Kurtit ka pësuar dëme kolosale duke negociuar keq.

Më tej Hoxhaj komentoi deklaratën tjetër të O’Brien se ka rreth 400 asociacione në Evropë, por referencë e kishte te Belgjika dhe Suedia.

“Të këto vende (Belgjika dhe Suedia) flitet për autonomi të plotë territoriale, politike, kulturore. Prandaj unë mendoj se Kosova nën udhëheqje të zotit Kurti ka pësuar dëme të mëdha kolosale duke negociuar keq dhe këto marrëveshje këto obligime që i ka marrë përsipër do t’i ketë në tavolinë çdo qeveri dhe nuk mund të ketë asnjë progres në rrugën tonë evrpiane nëse nuk zbatohen si të tilla“, tha Hoxhaj.

“Jemi në një situatë ku partnerët tanë e marrin për të mirëqenë për të kryer Asociacionin, e në anën tjetër draft-statuti i Asociacionit ka elemente që si i tillë e vendos në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës.”