02LAJME

Humb jetën një person te një gurthyes në Skenderaj, dyshohet se e zuri ekskavatori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë te një gurthyes në fshatin Qirez të Komunës së Skenderajt.

Siç merr vesh Sinjali, një person ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të rënda që ka pësuar pasi dyshohet se e ka zënë ekskavatori.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhen njësitë përkatëse të Policisë.

Dyshohet se personi nuk ka qenë punëtor por klient në kompaninë “Erti Sh.P.K”, dhe e ka shkelur rrota e ekskavatorit.

“Mitropol” ka kontaktuar Policinë Rajonale në Mitrovicë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.