Medi
KOSOVËLAJME

Humbi dajën e gjyshen e tij por mitrovicasi Musab Mala gjen forcën për ta vazhduar lojën në derbin kundër Pejës

 

Për yllin e KB Rahovecit, Musab Mala është një ditë e vështirë, kjo pasi në të njëjtën ditë kanë ndërruar jetë gjyshja dhe daja i tij.

Market Florenti

Një gjë të tillë Mala e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në Facebook.

Por, Musabi ka vendosur të luftojë dhimbjen dhe është nisur për në Rahovec ku do t’i bashkohet skuadrës në derbin e madh ndaj Pejës,

Ndeshja luhet sonte me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma” në kuadër të javës së 24-të.

Musab Mala është basketbollist 25-vjeçar nga Mitrovica që luan në pozitën e organizatorit.

Premium Store