Huruglica që mori grant 100 mijë € nga ministria e Pecit, është partner me personin që dyshohej se ishte më 2004 me Albin Kurtin në takim me vëllezërit Donçiq
Gjatë ditës së djeshme u publikua lajmi ku përpos vëllait të deputetes Fitore Pacolli edhe këshilltari i ministrit Faton Peci, Naim Huruglica, kishte marrë 100 mijë euro si grant nga ministria e cila drejtohet nga Faton Peci.
Pas një hulumtimi të Periskopi, del që aksionar i biznesit që fitoi këtë grant është edhe Dardan Velija.
Por, kush është Dardan Velija?
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 17.01.2004, Albin Kurti ishte së bashku me Dardan Veliajn dhe Vlora Bajqinovcin, në një veturë, siç thuhet në raport,
Për këtë, është përfolur shumë edhe nga deputeti Bekim Haxhiu, i cili në dokumentin e siguruar nga Periskopi, më 08.02.2012 i kishte dërguar letër Florin Krasniqit, ish-kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje të AKI’së, ku ndër tjera ai thotë se të njëjtit kishin vizituar fshatin Binqe të banuar me serbë, ku në takim ishin edhe vëllëzërit Donçiq themelues të organizatës “Bozhur”.
Sipas tij, Golub Donçiq ishte inspektor i BIA-s (UDB), ndërsa Boban Donçiq ishte Kapiten i Armatës Jugosllave.
Postimi i Bekim Haxhiut:
“Bordi i Përkohshëm i “ masave të dhunshme” i emëruar nga Qeveria Kurti në KMDK ka zgjedhë në pozitën e Kryeshefit Dardan Veliajn, shokun e “Binqes së Albin Kurtit”.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës me 17.01.2004, Albin Kurti bashkë me Dardan Veliajn e Vlora Bjaqinovcin kishin vizituar fshatin Binqe të banuar me serbë, ku në takim ishin edhe vëllezërit Donçiq themelues të organizatës “Bozhur”.
Golub Donçiq ishte inspektor i BIA-s (UDB), ndërsa Boban Donçiq ishte Kapiten i Armatës Jugosllave.
Me zgjedhjen e Dardan Velijajt , Albin Kurti po shlyen obligimet ndaj jaranave te tij me të cilët është takuar me vëllezërit Donçiq në Binqe.
Kurti i shkarkon nga pozita luftetarët e lirisë e në vend të tyre emëron jugonostaligjikët shokët e tij.
A din dikush të tregoj cilin anëtarë të ndonjë familje dëshmori apo kontribuese në luftën për çlirim i ka dhënë ndonjë post në ndonjë institucion?
P.S.
Këto janë disa nga dokumentet që dëshmojnë takimin e Albin Kurtit në Binqe me vëllezërit Donçiq me 17.01.2004.”