Aurora Group
KOSOVËLAJME

Hynë ilegalisht në Kosovë, policia ndalon dy persona në Leposaviq

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Koshuticë të Leposaviqit, të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës, shkruan Mitropol.

Sipas raportit të policisë, nga njësiti policor është ndaluar automjeti me targa të huaja në të cilin kishin qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët nga territori i Serbisë jashtë pikës së kalimit kufitar, kanë hyrë në Kosovë.

Aurora Group

“Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.

Koha