
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hyre Tejeci Murati me rastin e shënimit të përvjetorit të themelimit të LDK-së, ajo ka bërë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës, shkruan Mitropol.
Tejeci Murati e cila në listë mban numrin 69, tha se sot në 36-vjetorin e themelimit të LDK-së, kujtojmë me respekt të thellë rolin e Presisentit Ibrahim Rugova, i cili me mençuri, qetësi dhe vizion afatgjatë, vendosi themelet politike të shtetit të Kosovës.
“Shtetin e Kosovës do të vazhdojë ta ndërtojë po LDK, e cila ka vizion të qartë edhe me programin për zgjedhjet e 28 dhjetorit.”, tha ajo.
Postimi i plotë:
Më 23 dhjetor 1989, në një nga periudhat më të vështira për shqiptarët e Kosovës, u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ai akt historik shënoi fillimin e organizimit politik pluralist të shqiptarëve dhe rezistencës paqësore ndaj regjimit shtypës të Serbisë.
Ishte një burrë i urtë e trim, që mori drejtimin e kësaj lëvizjeje Dr. Ibrahim Rugova, një intelektual, shkrimtar dhe vizionar i shquar, i cili do të bëhej simbol i qëndresës politike dhe paqësore të Kosovës.
Ibrahim Rugova e kuptoi se në rrethanat e ashpra politike dhe represionit institucional, rruga e dhunës do ta dëmtonte çështjen shqiptare. Prandaj, ai e orientoi LDK-në drejt rezistencës paqësore, duke ndërtuar institucione paralele dhe duke ruajtur unitetin e popullit.
Nën udhëheqjen e tij, LDK u shndërrua shpejt në lëvizjen më të madhe politike në Kosovë, duke përfaqësuar vullnetin e shumicës së qytetarëve.
Themelimi i LDK-së më 23 dhjetor 1989 nuk ishte vetëm krijimi i një partie politike, por një akt historik i vetëdijes kombëtare, që hapi rrugën drejt pavarësisë së Kosovës.
Rugova, me filozofinë e tij politike të matur dhe diplomatike, e ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës dhe e mbajti gjallë shpresën për liri, demokraci dhe shtetësi.
Sot, në 36-vjetorin e themelimit të LDK-së, kujtojmë me respekt të thellë rolin e Presisentit Ibrahim Rugova, i cili me mençuri, qetësi dhe vizion afatgjatë, vendosi themelet politike të shtetit të Kosovës.
Shtetin e Kosovës do të vazhdojë ta ndërtojë po LDK, e cila ka vizion të qartë edhe me programin për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
LDK 123✅








