KOSOVËLAJME

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, serbi ndalohet nga Policia e Kosovës në Leposaviq

Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Leposaviq, Policia e Kosovës ka vërejtur një automjet që ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës, shkruan Mitropol.

Policia ka arritur të ndalojë automjetin në fjalë i cili hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Market Florenti
Koha
Florenti Company

“ I dyshuari mashkull serb kishte të ngarkuara në automjet një makinë pompuese të vajit”, thuhet në raportin policor.

Automjeti me ngarkesën është dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.