Premium Store
KOSOVËLAJME

Hyrje-dalje pa pikë telashe Kosovë-Serbi në një “urë të askujt” në veri, Ministria e Sveçlës s’di gjë

Frazë që ka marrë përmasa të një recitimi automatik nga Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është “rend dhe ligj në të gjitha cepet e territorit të Republikës së Kosovës”.

Megjithatë, në veri të vendit ka edhe cepe ku “ka rrallëherë ka urdhëra për t’u patrolluar” e që për befasinë e shumëkujt është një urë që lidh territorin e Kosovës me atë të Serbisë; e pa kontrolluar fare nga askush.

Weelnes

Gazetarja e Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi ka raportuar për një “Urë të askujt” teksa ka provuar të kuptojë se si bëhet që ajo është siç është – e hapur krejtësisht; me gjysmën e urës në territor të Kosovës e gjysmën në të Serbisë.

Asnjëra nga policitë, as të Kosovës e as të Serbisë, nuk na kontrolluan se pse po kalojmë në këtë kufi”, raportoi gazetarja nga vendi. Në këtë urë lidhëse, raporton ajo, “po kalojnë edhe kamione”.

Burimet brenda policisë na tregojnë që urdhërat për të patrolluar në këto zona janë të rralla”, raportoi ajo, teksa shtoi se ka pyetur Ministrinë e Brendshme se pse kjo është çështja, por nga kjo ministri i thonë se “për këto çështje duhet të përgjigjet vetëm institucioni i policisë së Kosovës”.

Premium Store