Medi
KOSOVËLAJME

“I arrestuam pse jeni shqiptarë. Kjo është hakmarrje që janë arrestu këta dje në Mitrovicë“

Shtatë persona nga Podujeva janë arrestuar të martën nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në Merdarë.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, qytetari nga Podujeva dhe familjari i dy prej të arrestuarve, Labinot Maliqi.

Weelnes

Maliqi tregoi se si policia serbe e ka ndal veturën në kufi dhe i kanë arrestuar vëllanë Dervish Maliqin dhe dhëndrin e tij, Esat Muqollin.

Ai tha se vetëm dje autoritetet serbe i kanë marrë shtatë persona, përfshirë vëllanë dhe dhëndrin e tij.

Maliqi theksoi se ai ka një kompani për bartjen e veturave dhe ishin nisur në drejtim të Gjermanisë.

“Unë kam qenë aty, jemi nis me shku për Gjermani, merremi me bartjen e veturave, në Merdarë i kanë ndal dhe ju kanë thënë veç shkoni parkojeni kerrin atje dhe hajdeni. Ata nuk i ka marrë policia e Merdares, po policia e BIA-së nga Beogradi. E kanë parku veturën, i kanë shti brenda. Më njoftuan, shkova…E pyeta policinë për çka po i merrni, e ai më tha ‘veç që jeni shqiptarë’. D.m.th kjo është hakmarrje që janë arrestu këta dje në Mitrovicë…ndërsa mua më lanë, ma dhanë veturën me dokumente. Ti tha je i lirë, shko merre veturën…”, tha ai.

Active