
Besnik Ahmeti, biri i dëshmorit të kombit nga Zona Operative e Drenicës, Malush Ahmetit, ka qenë nga kandidatët për asamble komunale të Skenderajt, shkruan Mitropol.
Ahmeti i cili ndodhej në listën ‘IDEAL’ të Bekim Jasharit ka arritur të fitojë besimin qytetar dhe të marrë votat e nevojshme për përfaqësim në asamble.
Madje, ai ka qenë kandidati më i votuar në listën e garuesve për asamble nga kjo listë me gjithsej 404 vota.
Në një postim në Facebook, ai falënderoi qytetarët për besimin e dhënë.
“Falemniderit nga Zemra!”, ka shkruar ai në Facebook./Mitropol/








