Aurora Group
02KOSOVËLAJME

I dyshuari për fajde në Mitrovicë lirohet në procedurë të rregullt

Njësia e hetimeve në Mitrovicën e Jugut ka identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor një person të dyshuar për përfshirje në veprën penale të fajdesë, shkruan “Mitropol”.

TEB

Sipas raportit policor, i dyshuari, një mashkull kosovar, është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për këtë rast. Pas intervistimit, dhe në përputhje me vendimin e prokurorit, i dyshuari është liruar për t’u proceduar në gjendje të lirë, duke vazhduar kështu hetimet në procedurë të rregullt.

TEB

Organet e rendit nuk kanë bërë të ditura detaje shtesë për identitetin e të dyshuarit ose për rrethanat që lidhen me rastin, për shkak të vazhdimit të hetimeve.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e angazhuar në luftën kundër veprave penale që dëmtojnë ekonominë dhe sigurinë e qytetarëve, duke inkurajuar gjithashtu komunitetin të bashkëpunojë në raportimin e çdo aktiviteti të dyshimtë./Mitropol/

Koha