KFC
02

I dyshuari për vendosjen e afisheve provokuese tek dyert e Eulex që EULEX-in e cilësojnë si pronë e LVV është serbi Arsenijeviq

Fushata

Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarin për vendosjen e afisheve me mbishkrime provokuese në rrugën “Dëshmorët e vitit 1903” në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Roadside

Mitropol mëson se i dyshuari për vendosjen e afisheve me mbishkrime provokuese është politikani serb, Aleksander Arsenijeviq.

TEB

Policia pasi ka analizuar pamjet nga kamerat e sigurisë ka arritur të identifikoj një veturë dhe të dyshuarin.

Ndaj Arsenijeviq është lëshuar fletëparaqitje për “Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike”.

Rasti është raportuar në orët e mesditës së sotme në Stacionin Policor në Jug të Mitrovicës.

Siç edhe shihet në fotografi, Arsenijeviq vendosi afishet tek dyert e EULEX-it në jug, duke e akuzuar EULEX-in se është pronë e Vetëvendosjes./Mitropol/

Izo Spray