I dyshuari për vrasjen në Mitrovicë u largua me aeroplan drejt Turqisë
Një javë më parë Mitrovica u trondit nga një vrasje e cila ndodhi në qendër të qytetit, në rrugën “Fatime Hetemi”.
Viktima, Florim Zeqiri derisa ishte duke ecur u vra me 2 plumba nga një person më maskë, ku edhe disa plumba tjerë përfunduar në hapësirat përreth, përfshirë edhe furrën e lagjes.
Pas kryerjes së atentatit, dorasi ishte larguar me motoçikletë nga vendi i ngjarjes.
I dyshuari nga Policia për kryerjen e kësaj vrasje, Valdrin Salihu, ishte larguar drejt Turqisë me Aeroplan.
Për këtë Veriu.info ka dërguar të martën pyetje në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, nga e cila tek sot kemi marr përgjigje se i dyshuari është larguar nga Aeroporti i Shkupit drejt Turqisë.
“Sipas informacioneve që disponojmë, i dyshuari me iniciale V.S., ka udhëtuar nga Aeroporti i Shkupit në drejtim të Turqisë, për këtë arsye gjykata me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka lëshuar letër rreshtim ndërkombëtar për të dyshuarin.”, thuhet në përgjigje e Prokurorisë.
I dyshuari Valdrin Salihu ka zgjedhur Turqinë për arratisje, pasi atje ai posedon një biznes në fushën e hotelerisë.