LAJME

I dyshuari që theri me thikë katër persona në Ferizaj në vendin e krimit

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për plagosjen me thikë të katër kalimtarëve të rastit në Ferizaj.

Market Florenti
Roadside

Dy prej të plagosurve janë të mitur e dy të moshës madhore.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
Market Florenti

Njëra prej vajzave, rreth 10-vjeçare, është në rrezik për jetën, ka thënë për KALLXO.com drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla.

Sipas Policisë, incidenti i rëndë ka ndodhur sot, më 11.11.2024, rreth orës 15:40 në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”.

Tre prej të plagosurve pasi janë trajtuar fillimisht në Emergjencë në Ferizaj janë sjellë në QKUK.

KALLXO.com ka siguruar pamje, në të cilat shihet i dyshuari në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, aty ku kreu një pjesë të krimit.

Foto: KALLXO.com

Sipas Policisë, i dyshuari që është arrestuar është E.S. rreth 59-vjeçar.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka përgëzuar Policinë për reagimin e shpejtë dhe profesional, i cili, sipas tij, ka penguar zgjerimin e krimit.

Aliu u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.