
Ditën e djeshme në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë është arrestuar një person, shkruan Mitropol.
Siç thuhet në raportin policor, i dyshuari është arrestuar pasi që atij i janë gjetur dhe sekuestruar një armë me katër fishekë.
Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”, ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.







