KOSOVËLAJME

I montoi fotografi me Radojiçiqin, arrestohet qytetari nga Skenderaji pasi dyshohet për shantazhim

Një qytetar me inicialet T.S., pronar i një portal në Skenderaj, është arrestuar për shkak se dyshohet për vepren penale të shantazhit. Më saktë, sipas informacioneve të Nacionales, i dyshuari ka montuar një fotografi të një qytetari me incialet B.L., i afërm i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, në mënyrë që përmes shantazhit të përfitojë financiarisht.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e një qytetari në Skenderaj. Në përgjigjën e tyre për Nacionalen theksohet se i dyshuari ka shantazhuar viktimën duke kërkuar para për mospublikimin e një videoje.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka shantazhuar viktimën mashkull kosovar duke kërkuar para për mos publikim të një video. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në përgjigjen e Avni Zahtit, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut.

Nacionale ka kontaktuar me viktimën e këtij rasti, i cili ka dhënë detaje më të hollësishme për rastin. Sipas B.L., i dyshuari i ka montuar disa fotografi të tij me Milan Radojiçiqin, ish-nënkryetar i Listës Serbe, që tash kërkohet ndërkombëtarisht për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.