Market Florenti
LAJME

I përmalluar, shqiptari nga Turqia tregon se nuk ka mundësi ta vizitoj Kosovën

 

Gjatë realizimit të një emisioni në Turqi, gazetari i RTV Dukagjinit është takuar me një shqiptar të Turqisë, i cili quhej Naim.

Medi

Teksa gazetari flet në shqip, Naimi e përshëndet dhe i tregon se edhe ai është shqiptar, arnaut, transmeton ‘Mitropol’.

“Nëna dhe babai im kanë lindur në Kosovë, dhe kanë jetuar për një periudhë atje, shumë kohë më parë”, tha Naimi, shqiptari nga Turqia.

Ai tha se nuk ka qenë asnjëherë në Kosovë, por dëshiron shumë që të vij.

Gazetari e pyet se a të mungon Kosova, shqiptari i emocionuar me lot në sy i përgjigjet: “Natyrisht që po”.

“Bëhu i fort. Do të presim në Kosovë”, tha gazetari.

“Nuk besoj që është e mundur për shkak të problemeve të prindërve dhe kushteve”, shtoi Naimi mes lotësh.

VIDEO:

https://fb.watch/kfuHpJeeDb/?mibextid=afzh1R

Koha