02KOSOVËLAJME

I plagosuri i sotëm në Mitrovicë është rreth 40 vjeç, po trajtohet në Emergjencë

Sot në orët e mëngjesit një person u plagos në rrugën “Fatime Hetemi” në hyrje të rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë, njofton “Mitropol”.

Roadside
Market Florenti

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë për “Mitropol” se i plagosuri mori disa goditje dhe se në vendngjarje u shkrepën disa plumba.

Koha
Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti

Sipas tyre, i plagosuri ishte i moshës rreth 40 vjeçare.

Detaje për plagosjen për “Mitropol” dha edhe zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

”Sot, rreth orës 09:42, në  Mitrovicë, është raportuar për  një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ” Fatime Hetemi”në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është derguar për tretman mjeksor.”, tregoi Zahiti.

Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore.

Mitropol ka kontaktuar edhe me Spitalin e Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” dhe do ju mbajë të informuar për gjendjen e të plagosurit.